Monika Lubonja kujton me nostalgji kohën kur ajo dhe Donaldi ishin partnerë në kercim: Emocionet që na ke dhënë…

Mediale Vip

Monika Lubonja kujton me nostalgji kohën kur ajo dhe Donaldi ishin partnerë në kercim: Emocionet që na ke dhënë…

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 20:25
Monika Lubonja dhe Donald

Duket se jehona që po bëjnë spektaklet e kërcimit të momentit në televizion kanë bërë nostalgjike edhe Monika Lubonjën e cila në “Dance With Me 5” ka pasur  partner kërcimi Donald Veshajn. Me këtë të fundit Monika ishte edhe në “Big Brother VIP” ku pas përfundimit të tij marrëdhëniet mes banorëve u bënë lëmsh. Aktorja në Big Brother Vip 1 ka pasur miqësi me Donaldin e së fundmi ka ndarë një video me një nga kërcimet e tyre më të mira ku kanë shfaqur kimi si “çift” dhe kanë arritur deri në finale.

Edhe pse aktorja e mbylli “Big Brother VIP” me marrëdhënie shumë të mira me Donaldin, nuk i ka pasur kursyer kritikat dhe ka bërë disa deklarata të papritura.

Në një intervistë në “Mirage”, ajo u ndal te trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix, duke thënë se mes këtyre dy të fundit pati me të vërtetë kimi gjatë reality-showt. Mirëpo, Monika u shpreh se Bora dhe Donaldi po i ngjajnë shumë telenovelave turke dhe janë bërë të mërzitshëm. Sipas saj e gjitha po bëhet për marketing.

“Më duket se është kthyer në një telenovelë turke dhe po bëhet e mërzitshme. Një telenovelë që ata po e përdorin edhe për marketing. Çfarë do jetë realisht lidhja e tyre nuk e di asnjë, thjesht po shoh se po bëhet një marketing i mirë i një telenovele turk me sezone. Nuk di çfarë të them për raportin e tyre, nuk kam parë gjë.

Nuk kam parë gjë. Dhe te Donaldi kur isha e ftuar nuk e pyeta sepse e dija që nuk do e jepte një përgjigje sepse do ta mbajë publikun pezull. Ai kështu ka vendosur e ne i shkojmë mbrapa. Është një menaxher i mirë”- tha ajo duke shtuar se “Trixa besoj se realisht e donte Donaldin. Monika i tha Veshajt se ajo nuk ka qenë kurrë pjesë e ndonjë grupi në shtëpi dhe se qëllimi i saj nuk është të shpallet fituesja e këtij edicioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat