Era Istrefi pozon nga një studio muzikore në Holandë

Mediale Vip

Era Istrefi pozon nga një studio muzikore në Holandë

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 21:13
Era Istrefi

Ajo momentalisht po shijon suksesin e këngës së re të quajtur “Hala”.

Ky projekt, të cilin e solli javë më parë në bashkëpunim me Don Xhonin, ka mbledhur plot 15 milionë klikime në YouTube.

Megjithatë, artistja shqiptare duket se nuk do të ndalet me kaq pasi ka nisur punën për prurje të reja.

Në një postim të shpërndarë së fundmi në InstaStory, ajo tregon se ndodhet në një studio muzikore në Holandë.

Me këtë ka lënë të nënkuptohet se së shpejti po vjen me një tjetër realizim të ri.

Biondja sivjet është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor shqiptar dhe u prit jashtëzakonisht mirë.

Krahas kësaj, 28-vjeçarja ka qenë e pranishme edhe në mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare.

Image
Era Istrefi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat