Balenciaga ndërpret zyrtarisht bashkëpunimin me Kanye West

Mediale Vip

Balenciaga ndërpret zyrtarisht bashkëpunimin me Kanye West

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 21:32
Kanye West

Balenciaga ka ndërprerë zyrtarisht lidhjet me Kanye West pas një sërë postimesh antisemitike dhe komente të tjera të diskutueshme nga reperi, sipas Women's Wear Daily.

“Balenciaga nuk ka më asnjë marrëdhënie dhe asnjë plan për projekte të ardhshme në lidhje me këtë artist”, tha Kering, kompania mëmë e Balenciaga-s, në një deklaratë për WWD.

West bashkëpunoi me Balenciaga-n për një linjë jashtëzakonisht të njohur, Yeezy Gap, në fillim të këtij viti. Gap njoftoi fillimisht marrëveshjen 10-vjeçare me reperin në qershor 2020, por Kanye tha muajin e kaluar se ai po i jepte fund partneritetit të tij me Gap për shkak të "mospërputhjes së konsiderueshme".

Në një email të brendshëm të kompanisë, Mark Breitbard, president dhe CEO i Gap Brand, tha se vendosi të "përfundojë partneritetin" sepse "vizioni i tyre nuk është në linjë".

Adidas tha gjithashtu se po rishikon partneritetin me West pasi marrëdhënia u tensionua gjithnjë e më shumë mes tij dhe markës.

Llogaritë e Kanye West në Twitter dhe Instagram u kufizuan në fillim të këtij muaji për shkelje të politikave për postimet që përmbajnë përmbajtje antisemitike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat