Albumi i ri po bën namin në platformat muzikore, ja historia e dhimbshme që fshihet pas këngëve të Taylor Swift

Mediale Vip

Albumi i ri po bën namin në platformat muzikore, ja historia e dhimbshme që fshihet pas këngëve të Taylor Swift

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 15:20
Taylor Swift

Taylor Swift ‘ theu’ dhe njëherë të gjitha platformat muzikore pasi publikoi albumin e saj të ri Midnights të premten e kaluar. Ashtu siç pritej, këngëtarja ka marrë lëvdata dhe kritika të shumta në rrjetet sociale.

Komentet e vazhdueshme negative dhe memet rreth këngës ‘’Snow on the Beach, një nga bashkëpunimet më të shumëpritura mes Taylor Swift dhe Lana del Rey, ku kjo e fundit shfaqet më shumë në titullin e këngës sesa në këndim, janë lënë mënjanë pasi disa fansa kanë analizuar me kujdes tekstin e një kënge tjetër të saj.

Taylor Swift mund të ketë treguar në ‘Midnights’ se ajo ka pësuar një abort.

Është një nga këngët ‘bonus’ që këngëtarja ka publikuar me albumin e saj të ri luksoz, ose siç e quan ajo ‘3 am edition’, që ka ‘çmendur’ rrjetin.

Në ‘Bigger than the ëhole sky’, Taylor këndon për një humbje të madhe që ka pësuar. Deri më tani duket si një përvojë tjetër që të gjithë duhet të kalojmë në jetë, por një përdorues i Twitter-it ka shkuar një hap më tej dhe ka analizuar tekstin në detaje.

Në vargje thuhet: “Çdo gjë që prek bëhet plot trishtim/ Ishe më shumë se pak kohë/ Kam shumë për të jetuar pa ty/  Nuk do të të njoh kurrë.

Fansat kanë spekuluar nëse këngëtarja po ia dedikonte këtë këngë një foshnjeje që vdiq për shkak të një aborti.

Tashmë janë të shumtë ata që pyesin nëse artistja e ka shkruar këtë këngë në bazë të një eksperience personale apo thjesht e ka vënë veten në vendin e një prej atyre femrave që i është dashur t’i thotë lamtumirë fëmijës para kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat