Arjola Demiri rikthen imazhe nga e kaluara, publikon një set fotografik të realizuar në moshën 21-vjeçare

Mediale Vip

Arjola Demiri rikthen imazhe nga e kaluara, publikon një set fotografik të realizuar në moshën 21-vjeçare

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 15:27
Arjola Demiri

Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri, vazhdon të jetë një personazh shumë aktiv në rrjete sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, e madje në disa raste bëhet nostalgjike edhe me të kaluarën.

Një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi derisa fillimisht ndau disa fotografi me fëmijët, e më pas një fotosesion të vetes.

Ky set fotografik i ish-aktores së “O sa mirë” u realizua në Turqi rreth 16 vite më parën, në moshën 21-vjeçare.

Kanë kaluar 16 vite nga ky fotosesion në Turqi. Vetëm familjarët dhe disa prej miqve të mi i mbajnë mend këto fotografi dhe Arjolën 21-vjeçare. Më merr malli shumë për atë Arjolën e dikurshme sepse vitet rrjedhin lume dhe do doja të kisha të njëjtën freski dhe energji të asaj moshe, por e di që dëshira më e madhe ka qenë të jem nënë”, tha ajo.

Pas dy muajve nga këto fotografi kam zbuluar që isha në pritje të ëmbël me Helgën time të bukur edhe kur shoh fotot e vjetra ndihem shumë krenare për vajzën që isha”, vazhdoi Demiri.

Ish-banorja e Big Brother VIP u martua në moshë të re dhe nga ajo marrëdhënie ka tre fëmijë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat