Kate votohet si modeli më i mirë femëror në Britaninë e Madhe, po Meghan si renditet?

Mediale Vip

Kate votohet si modeli më i mirë femëror në Britaninë e Madhe, po Meghan si renditet?

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 16:00
Meghan, Kate

Kate Middleton, me sa duket, vazhdon të jetë mbretëresha e zemrave të publikut, pasi Princesha e Uellsit la pas Mbretëreshën Consort Camilla dhe Meghan Markle në një sondazh kombëtar për fushatën “Girls Out Loud”.

Middleton kryesoi listën pasi u votua si gruaja më frymëzuese e vitit. Kate mblodhi 35% të votave, duke lënë shumë pas kunatën e saj, Meghan.

Mes kandidatëve ishin edhe ish-kryeministrja britanike Liz Truss, Rochelle Humes dhe Emma Watson.

Përveç kësaj, Camilla mori 18% të votave, ndërsa Dukesha e Sussex mori 17% të votave.

Humes mori mbështetjen e 25% të atyre që votuan në sondazh, duke zënë vendin e dytë në listë ndërsa Truss u rendit në vendin e tretë me 23%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat