“Po detyroni njerëzit të hanë m*t për mua”, revoltohet Fifi

Mediale Vip

“Po detyroni njerëzit të hanë m*t për mua”, revoltohet Fifi

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 22:19
Fifi

Këngëtarja e njohur, Fifi ka reaguar e revoltuar pas videos së publikuar nga Top Channel, përmes së cilës paralajmërohej fillimi i “Big Brother VIP 2”.

Ndër të tjera në këtë video ishin edhe disa momente nga edicioni i kaluar, ku shfaqej edhe skena, që Fifit i ra të fikët.

Kjo ka bërë që këngëtarja të mërzitet shumë dhe përmes disa videove në Instatory i është drejtuar televizionit dhe Lori Hoxhës, duke i thënë se po i ulin pikët në publik.

“Kaq shumë jeni kënaqur me faktin që Fifi po del keq në publik dhe me ja ul pikët si njëri, si artiste, me rrëzu përtokë, mos të jetë e lumtur. Me ja nis me i shti njerëzit me fol për mua prapë prej fillimit, me më sha dhe me hangër m*t për mua”, thotë ndër të tjera Fifi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat