Pasi u bë pjesë e “Dance Albania”, Olsa “thumbon” Melisën: Se ç’mu kujtua……

Mediale Vip

Pasi u bë pjesë e “Dance Albania”, Olsa “thumbon” Melisën: Se ç’mu kujtua……

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 06:53
Melisa Lleshi

Melisa Lleshi është bërë konkurrentja më e re e “Dance Albania”. Ky zhvillim nuk ka mbetur pa u komentuar nga autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti, duke qenë se ishte programi i saj që e bëri të famshëm Melisën.

Olsa ka postuar një video nga momenti kur Melisa u shfaq për herë të parë në “Përputhen” dhe shkroi: “Se ç’mu kujtua tani”. Kaq është dashur që postimi i saj të merret si thumb.

Çifti i vetëm i “Për’puthen” Andi Shehi dhe Melisa Lleshi i dhanë fund lidhjes para pak kohësh duke u bërë qendra e vëmendjes.

 Një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ish-konkurrentja e “Për’puthen” u pyet nëse ka gjetur një partner të ri. “A je në një lidhje apo single?”– e pyeti një ndjekës, ndërsa Melisa nuk ngurron të përgjigjet se është “shumë e lumtur single”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat