E krahasojnë me Bora Zemanin, Dalina Buzi i kthehet keq ndjekëse në Instagram

Mediale Vip

E krahasojnë me Bora Zemanin, Dalina Buzi i kthehet keq ndjekëse në Instagram

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 07:00
Dalina Buzi, Bora Zemani

Një postim i fundit i producentes Dalina Buzi në profilin e saj në “Instagram”, ka nxitur një koment nga një prej ndjekësve të saj. Dalina publikoi një video, por vëmendjen e ndjekëses me sa duket e mori stili i producentes.

Pak kohë më parë ajo u pyet nga ndjekësit në rrjete sociale, për mendimin e saj rreth prezantimit të Bora Zemanit në natën e parë të “Dancing With the Stars.”

Dalina shkruajti  se diçka e mirë te Bora Zemani është fakti se nuk ka protagonizëm, ndërsa shton se është shumë e mirë për këtë format. “Po tani ai format si anglez që është, është shumë i shpejtë dhe me minutazhe të përcaktuara dhe nuk të jep mundësi të shpalosësh gjithë artin si prezantuese sepse vëmendje aty marrin konkurrentët dhe juria.

Bora ka diçka shumë të mirë që ja kam thënë personalisht, që nuk ka protagonizëm,  nuk ndërhyn kot thjesht sa për të folur dhe nuk e kthen show-n tek vetja.

Edhe kur u bë protagoniste në media, u bë nga një histori, jo nga moderimi i saj.  Ju që doni më shumë minuta prej saj, prisni se rrugës do ulet numri i konkurrentëve e do zgjatet koha e diskutimeve”- u përgjigj Dalina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat