Kush e bindi Julka Gramon të marrë pjesë në Dancing With The Stars?

Mediale Vip

Kush e bindi Julka Gramon të marrë pjesë në Dancing With The Stars?

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 07:03
Julka Gramo

Julka Gramo është një ndër konkurrentet e “Dancing With the Stars”.  Ajo ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku tregoi rreth momentit që i erdhi ftesa për t’u bërë pjesë e spektaklit.

Ajo  tha se ka pasur shumë pikëpyetje, por më pas e ëma e ka bindur.”Ka qenë një mesazh nga Eurilda, producentja ekzekutive e “Dancing With The Stars”. Nuk e fsheh, më pëlqente shumë si ide, ftesa më erdhi shumë ëmbël. Dolëm, e dëgjova çfarë kishte për të thënë, por kisha shumë pikëpyetje në mendje. Vetëm për shkak të kohës kryesisht, sepse secili prej nesh ka impenjimet e veta, pikëpyetjet e para janë çështje organizimi.

Përveç projekteve të mia radiofonike, unë jam e impenjuar si nënë dhe kjo ishte pikëpyetje shumë e madhe. Por, pastaj kur bisedova me nënën time, më tha të mos e çaja kokën fare sepse ajo ishte aty. Më pas ishte ideja se kush do ishte pjesë e kastit, asnjëri nga ne nuk e dinte.

Pastaj ishte balerini, sesi do të ishte energjia mes njëri-tjetrit, hera e parë kur u takova me Silvesterin m’u duk shumë serioz dhe mendova çfarë do bëj unë me këtë,  pastaj u ambientuam”.

Julka Gramo është e martuar dhe ka dy fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat