Pas thashethemeve për ribashkim Irina Shayk dhe Bradly Cooper shihen së bashku

Mediale Vip

Pas thashethemeve për ribashkim Irina Shayk dhe Bradly Cooper shihen së bashku

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 00:40
Irina Shayk dhe Bradly Cooper

Irina Shayk dhe Bradley Cooper vazhduan të nxisin thashethemet e ribashkimit teksa dolën me vajzën e tyre, Lea përpara Halloween në New York gjatë të enjtes.

Irina dukej në formë të mirë e veshur me një fustan të zi të cilin e kombinoi me një xhaketë me nuanca të theksuara kafe, bardhë dhe zi, çizme lëkure dhe një çantë të përshtatshme, kurse Bradley kishte veshur një këmishë ngjyrë gri me pantallona bezhë, të kombinuara me këpucë të kaltra.

Dyshja, të cilët kishin lidhje midis 2015 dhe 2019, kanë ndezur thashetheme për romancë për muaj të tërë që kur ajo ndau fotot e pushimeve në Bahamas së bashku gjatë verës, shkruan Daily Mail.

U raportua në gusht se aktori i “Nightmare Alley” dhe modelja e “Vogue” po mendojnë për mundësinë e të pasurit më shumë fëmijë së bashku, një  burim më parë pohoi se Irina ‘do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla ose motër’ dhe se Bradley është i përshtatshëm për këtë ide.

Ajo dhe Bradley u lidhën fillimisht në vitin 2015 përpara se të dilnin publikisht si çift në vitin 2016, dyshja mirëpritën vajzën e tyre në vitin 2017 dhe më pas u ndan në 2019.

Edhe pse Bradley u përfol se ishte në lidhje me Huma Abedin, por më pas u tha se ata ishin takuar rastësisht, ndërkohë historia e takimeve të Irina përfshin Cristiano Ronaldon dhe vitin e kaluar ajo u lidh për pak kohë me Kanye West pas ndarjes së tij nga Kim Kardashian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat