Plas keq në DWTS, Deborah ‘përplaset’ me jurinë

Mediale Vip

Plas keq në DWTS, Deborah ‘përplaset’ me jurinë

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 10:33
Deborah dhe Niko

Kërcimi i tyre flet për një marrëdhënie të ndërlikuar mes shtrigash dhe fantazmash, e këtë ka arritur ta sjellin përmes kërcimit Deborah dhe Niko.

Pas kritikave të javës së kaluar, Deborah është shprehur se për sportistët nuk është shumë e lehtë për të treguar sensualitet megjithatë tha se është një nga sportistet më sensuale.

Megjithatë kritikat nuk kanë munguar as këtë javë, pasi anëtarët e jurisë kishin disa pakënaqësi në lidhje me kërcimin, ku Kledi Kadiu i tha se është pak e ngurtë.

“Kur ke ardhur për herë të parë nuk të njihja fare, unë kam thënë uau dhe të kam vënë automatikisht ndër më të mirat. Unë mendoj se ti ke një lloj bllokimi, me ambicien që ke ti dhe pasi të kesh hequr të gjithë ngarkesën se çfarë thonë të tjerët, do ta bësh. Unë besoj se interpretimin e ke problemin tënd të vogël. ” – Dalina Buzi.

“Unë besoj se ke probleme me ritmin sepse ka shumë momente që humbet ritmin. Valsi kërkon një elegancë të rrjedhshme, të pashë pak të shpërqendruar dhe të ngurtë, unë e vlerësoj mundimin tënd dhe është për tu marrë për shembull. Fillimin e bëre mirë e më pas ndodhi shndërrimi që nuk e kuptoj”– tha Kledi Kadiu.

“Mbylli sytë dhe besoi partnerit e ndiq ritmin, aq duhet të bësh. Ke një trup të mrekullueshëm e je një femër e bukur. Është më bukur të gabosh hapat por jo emocionet e ndjesitë. ”- tha Valbona Selimllari.

“Ti je sportiste e shpirti i garës është që kur ke qenë e vogël dhe kërkesat ndaj vetes duhet të jenë të larta. Je stabël por jo drejt të mirës tënde.”– tha Armand Peza.

Dyshja morën 22 pikë, konkretisht: Dalina Buzi 6 pikë, Armand Peza 5 pikë, Kledi Kadiu 5 pikë, Vlabona Selimllari 6 pikë.

Ata patën një rënie në krahasim me javën e kaluar ku juria i dha 27 pikë, e megjithatë balerini Niko tha se do të punojnë akoma më shumë në vazhdim.

Nëse Debora dhe Niko janë të preferuarit tuaj mund t’i mbështesni ato me tekstin VIP5.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me dy konkurrentë më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe këngëtari Alban Nimani u eleminuan nga spektakli gjatë dy javëve të kaluara. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat