“E arrestuan pasi ngacmoi 16-vjeçaren”, flet për herë të parë ish-konkurrenti i Përputhen

Mediale Vip

“E arrestuan pasi ngacmoi 16-vjeçaren”, flet për herë të parë ish-konkurrenti i Përputhen

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Xhafer Thaqi së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin 'Glamour Zone', ku per herë të parë është prononcuar për videon virale (që numëron mbi gjysmë milioni klikime) ku ai shihet të ngacmojë një vajzë 16-vjeçare.

Për më tepër, u tha se ish-konkurenti i Përputhen, u arrestua pas kësaj vepre të rëndë penale.

Por si ka qenë e vërteta?

Ester Bylyku: Është e vërtetë që ngacmove vajzën 16-vjeçare dhe të arrestuan?

Xhafer Thaqi: Nuk më kanë arrestuar. Unë e njoh vajzën, kemi miqësi dhe flasim. Por nuk e kam ngacmuar sepse jam me i madh në moshë se ajo. Atë video e kanë montuar njerëz dashakeq. Unë i kam komentuar në një fotografi dhe ajo ma ktheu. Kjo ishte e gjitha. Edhe nëse do ta ngacmoja nuk do të ishte aq gabim, sa konkurentët e tjerë, sepse unë jam shumë i ri. Ajo më ka thenëe që djem që kanë qenë në Përputhen vjet, dhe janë 30-vjeç e kanë ngacmuar atë vajzë 16-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat