Victoria Beckham tregon se përse qau në Javën e Modës në Paris: E pashë gjithë familjen që po më përkrahnin, është gjithçka për mua

Mediale Vip

Victoria Beckham tregon se përse qau në Javën e Modës në Paris: E pashë gjithë familjen që po më përkrahnin, është gjithçka për mua

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 18:21
Ish-ylli i “Spice Girl”

Ish-ylli i “Spice Girl” ‘shpërtheu’ në lot në shfaqjen e saj të parë në Javën e Modës në Paris gjatë muajit shtator.

Dhe Victoria Beckham , 48-vjeçare, ka shpjeguar se qau në pasarelë pasi u bë shumë emocionale kur pa fëmijët e saj që e përkrahnin duke shtuar se ‘familja është gjithçka’.

Kjo vjen pasi gruaja e djalit të saj të madh, Brooklynit, Nicola Peltz, hodhi poshtë thashethemet për një grindje mes saj dhe vjehrrës së saj.

Gjatë një paraqitje në shfaqjen e Drew Barrymore, Victoria tha: “U emocionova shumë në shfaqjen në Paris”.

“Kam planifikuar të dilja pas shfaqjes dhe doja një foto të mrekullueshme duke ecur në pasarelë”.

“Por në momentin që pashë Davidin, fëmijët, mamin, babin dhe motrën time, u emocionova aq shumë”, tha ajo.

“Sepse familja është gjithçka për mua. Të kesh ata atje, të më mbështesin mua, është gjithçka”.

Victoria u tha se kishte një përplasje me partneren e të birit që nga dasma e tyre në muajin prill.

Stilistja u raportua se nuk pranoi që t’ia qepte fustanin e nusërisë Nicolas dhe për këtë erdhi deri të një sherr mes tyre. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat