Pro apo kundër jetesës me vjehrrën? Orinda Huta nuk mund të ishte më e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë se kaq

Mediale Vip

Pro apo kundër jetesës me vjehrrën? Orinda Huta nuk mund të ishte më e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë se kaq

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 20:36
Orinda Huta dhe Turjan Hysko

Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë një nga çiftet më të pëlqyer e të komentuar nga publiku shqiptar. Ata janë vazhdimisht aktivë në rrjete sociale, sidomos Orinda e cila përveç punës në ekran ndan edhe momente nga përditshmëria e saj, sidomos nga aventurat me Atarën. 

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa moderatorja e njohur i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram, duke mos nguruar që të flasë sinqerisht edhe për tema që të tjerë personazhe të njohur (por edhe njerëz të thjeshtë), mendohen dy herë para se të thonë dicka.  Një ndjekës ishte kurioz mbi mendimin e Orindës për jetesën apo jo me vjehrrën dhe ndonëse ajo e ka treguar edhe më parë se nuk jetojnë në një shtëpi me mamin e Turit, e ka përsëritur sërish mendimin e saj, madje duke thënë se të dyja janë kundër kësaj. 

“Jam kundër. Edhe vjehrra ime është kundër,nuk ka rehati për askënd nëse s’është në shtepinë e vet. Ndihmë më të madhe e marr nga ajo, por e di që s’ka si qetësia e shtëpisë vetë,-u shpreh Huta, duke i vënë pikat mbi i për një temë ende "të nxehtë" për shqiptarët. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat