J.Lo thuhet se ia ka nxirë jetën Ben-it pas martesës: Ai është kthyer në kukullën e saj

Mediale Vip

J.Lo thuhet se ia ka nxirë jetën Ben-it pas martesës: Ai është kthyer në kukullën e saj

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 21:03
Jennifer Lopez, Ben Affleck

Jennifer Lopez thuhet se ia ka “nxirë” jetën Ben Affleck-ut pas martesës, pasi ajo e trajton atë si "kukullën" e saj.

Një burim i brendshëm i tha Heat Magazine se edhe pse Affleck e ka pranuar fatin e tij, ai ende shfaqet "i humbur" gjatë disa daljeve të fundit publike.

“Të gjithë, duke përfshirë Ben, e dinin se çfarë do të nënkuptonte martesa me Jennifer-in, por është e vështirë të besohet se ai është 100 për qind i lumtur kur është kaq dukshëm i humbur”, tha burimi. “Është pothuajse sikur ai është kthyer në kukullën e J.Lo-s, ashtu si të gjithë djemtë e tjerë para tij, dhe ka një ndjenjë të fortë se ai e ka pranuar se kjo është rruga e tij, të paktën tani për tani. Miqtë si Matt Damon dhe vëllai i tij Casey shpresojnë që ai të dalë prej kësaj gjendjeje. I gjori duket sikur do të shpërthejë në lot në çdo moment.”

Njerëzit e afërt të Affleck janë të shqetësuar për aktorin, siç tha burimi, sepse Jen i tregon atij se si të vishet, të hajë, të stërvitet – në përgjithësi si të jetojë jetën e tij. Në fund burimi shtoi se Ben po shndërrohet në robotin personal të J.Lo-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat