Të dyja prezantuese të Big Brother Vip, por çfarë thotë Jonida Vokshi për Arbana Osmanin?

Mediale Vip

Të dyja prezantuese të Big Brother Vip, por çfarë thotë Jonida Vokshi për Arbana Osmanin?

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 23:26
Jonida Vokshi/ Arbana Osmani

E ftuar në ‘Abc e Pasdites’ ishte Jonida Vokshi, e cila foli mbi përgatitjet në pritje të ‘Big Brother Vip Kosovo’.

Shumë emra janë lakuar për prezencën e tyre në format, por mbi të gjitha është diskutuar mbi një rivalitet mes formatit në Kosovë dhe atij në Shqipëri.

Ndonëse Jonida e pranoi se në tregun televiziv formatet janë në konkurrencë, shprehu se ishte ndjerë e mbështetur nga koleget në Kosovë.

Ishte një urim publik i Arbana Osmanit që i dedikohej Vokshit që la shumë impakt në publik e për të cilin kjo e fundit u shpreh e lumturuar: “Jo vetëm për urimin e Arbanës, por për urimin e çdo kolegeje time, mund ta kishin bërë në privat.

Sigurisht nuk do të mërzitesha nëse s’do më uronte, por sigurisht që mu bë qejfi që e bëri.” Ajo shtoi se u surpriza nga urimi dhe ajo që e kënaq më tepër është prezenca e dy programeve televizive që do argëtojnë shqiptarët e do u japin atyre variacion, ose siç e shprehu edhe vetë “do kenë çfarë shohin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat