Ingrit Gjoni flet për jetën personale: Nuk kam qenë asnjëherë vetëm

Mediale Vip

Ingrit Gjoni flet për jetën personale: Nuk kam qenë asnjëherë vetëm

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 13:51
Ingrit Gjoni

Si në të rrallat intervista në jetën e saj, Ingrid Gjoni zbuloi këtë të shtunë më shumë për projektet e saj në muzikë, por nuk shpëtoi pa u ngacmuar edhe për jetën personale mbrëmjen e kësaj të shtune në “Më lër të flas”.

Si nënë e një djali, e pyetur nëse është single, këngëtarja tha se nuk ka qenë asnjëherë vetëm.  

Kështu pyetjes se si shkon jeta e saj personale, Ingridi tha “si kokrra e mollës”, por Donaldi nuk e le me aq kuriozitetin: “Po këtë mollën e ha njeri apo s’e ha njeri?”

“Edhe hahet ndonjëherë, kur kemi kohë, ditën e hënë, të martë, se të enjte, të premte, të shtunë kemi koncerte” – ia ktheu me të qeshur këngëtarja.

“Duke qenë se jetën tënde personale nuk e nxjerr në portale në ça faze je tani, je s’je?” – ndërhyri edhe Romeo duke dashur të nxjerrë më shumë informacion nga këngëtarja/

“Unë nuk kam qenë asnjëherë vetëm” – tha Ingridi dhe me kaq duket se e shoi kureshtjen e të gjithë, ndonëse sërish nuk zbuloi thuajse asgjë për atë që i ndodh në jetën private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat