Gili i gëzohet rikrijimit të paraqitjes së saj të vitit 1995 nga Elvana Gjata

Mediale Vip

Gili i gëzohet rikrijimit të paraqitjes së saj të vitit 1995 nga Elvana Gjata

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Me rastin e festës së “Halloween”, këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka vendosur që të rikrijojë një paraqitje të vitit 1995 të koleges së saj, Gilit.

Përzgjedhja e Elvanës është mirëpritur nga ylli i hitit “Me kast”, e cila pos që imazhet i ka shpërndarë përmes storieve në llogarinë e Instagramit, ajo po ashtu i ka publikuar ato edhe si postime të veçanta.

“E bukura Elvanë në fustanin e xixëllonjës”, ka shkruar Gili karshi imazheve të ndara me më shumë se 100 mijë ndjekësit e saj në Instagram, njofton Klankosova.tv.

Elvana ishte inspiruar nga performanca e Gilit me këngën “Xixëllonja” në edicionin e 35-të të Festivalit të RTSH-së, ndërsa është shfaqur fiks si ajo, me fustan të kuq plot me xixa të krijuar nga Valdrin Sahiti, duke i përshtatur makijazhin dhe flokët.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat