Butrint Imeri të enjten në mesnatë sjell këngën e re “Lejla”

Mediale Vip

Butrint Imeri të enjten në mesnatë sjell këngën e re “Lejla”

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 10:55
Butrint Imeri

Këngëtari shqiptar, Butrint Imeri, ka qenë prej kohësh duke punuar në një projekt të ri muzikor.

Ai tashmë duket se është në finalizim të këngës së re “Lejla”, për të cilën ka dhënë disa detaje më të hollësishme.

Përmes një postimi të shpërndarë në Instagram, ai njofton fansat se ky projekt do të lansohet të enjten në mesnatë.

Artisti i njohur solli edhe një pjesë të shkurtër të klipit, për të dhënë një vështrim pak nga ajo se si do të duket në tërësi.

Pritja mbaroi. Shihemi të enjten (3 nëntor) ora 23:59. Lejla”, u shpreh 26-vjeçari.

Të shumta kanë qenë reagimet në sesionin e komenteve, fansat e të cilit mezi po presin për këtë prurje.

“Am/Pm” mbetet e fundit këngë nga Imeri, të cilën e solli gjatë verës në bashkëpunim me Kidën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat