“Dubai Porta Potty”, Arta Nitaj flet për “sherrin” me Ermal Mamaqin

Mediale Vip

“Dubai Porta Potty”, Arta Nitaj flet për “sherrin” me Ermal Mamaqin

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 16:37
Arta Nitaj dhe Ermal Mamaqi

Modelja nga Peja, Arta Nitaj, ka qenë pjesë e spektaklit të njohur “Dance With Me” në TV Klan.

Megjithatë, eksperienca e saj ishte e shkurtër pasi u eliminua pak javë më vonë, pas disa puntatave të këtij programi.

Ermal Mamaqi në rolin e anëtarit të jurisë i bëri një koment Arta Nitajt, e cila ishte konkurrente.

Aktori risolli në vëmendje skandalin e bujshëm “Dubai Porta Potty”, duke aluduar se Arta ishte pjesë e tij, gjë që solli shumë komente në rrjet.

Ndërkohë, në atë moment Arta e mori me sportivitet komentin e Ermalit dhe qeshi duke mos bërë asnjë reagim tjetër.

Së fundmi, modelja është pyetur sërish mbi këtë temë, teksa ishte e ftuar në emisionin “Prive”.

Ndër të tjera Arta u shpreh se më pas reagoi vetëm se njerëzit e saj ishin prekur. Asaj nuk i kishte bërë përshtypje, pasi është mësuar ta dëgjojë kudo.

“Për sa i përket komentit që u bë natën e parë, jam munduar të tregoj Artën që kam treguar prej dy vitesh ndaj këtyre komenteve. Nuk jam tip që reagoj në këto situata, sepse siç e tha Ermali nuk më ka dhimbur si koment. Javën e dytë unë reagova vetëm se ua kam pasur borxh njerëzve të mi. Se u prekën, pse ta tha atë koment, pse natën e parë. Unë nuk jam prekur shumë, i kam treguar edhe Ermalit se natën e parë kemi ngrënë darkë bashkë, i gjithë produksioni,”- tha ish-konkurrentja e “Dance Albania”.

Kujojmë se “Dubai Porta Potty” thuhet se lidhet me influencers dhe vajzat e tjera të reja që në këmbim të parave ose dhuratave lënë të tjerët të kryejnë jashtëqitjen dhe urinën sipër trupit dhe fytyrës (përfshirë edhe gojën)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat