Elsa Lila rikthehet, ka diçka për të thënë për ndjekësit e saj

Mediale Vip

Elsa Lila rikthehet, ka diçka për të thënë për ndjekësit e saj

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 17:20
Elsa Lila

Disa muaj pasi u pushuan të gjitha akuzat kundër saj dhe u shpall e pafajshme, Elsa Lila u rikthye në rrjetet sociale. Këngëtarja e njohur shqiptare iu bashkua rrjetit social Instagram, ku kohët e fundit ka qenë mjaft aktive me postimet.

Ajo paralajmëroi rikthimin e saj në muzikë, ndërsa së fundmi ka një falënderim për të gjithë mbështetësit e saj.

Në një video të postuar në profilin e saj në rrjetin social, Elsa Lila shkruan:

“Qan lulja për lulen”, live në një koncert timin në Romë! Faleminderit nga zemra ime plot dhimbje që më treguat mbeshtetje dhe dashurin!!! Kjo është një këngë tradicionale që më ka kënduar gjyshi kur kam qenë e vogel. Ju uroj të gjithëve një ditë të mrekullueshme, ashtu scic e meritojnë të gjithë nga kjo jetë”.

Elsa Lila u arrestua në mars te këtij viti pasi dyshohej për përfshirje në një organizatë kriminale, por pas hetimeve dhe provave këngëtarja u shpall e pafajshme.

Rikujtojmë se Elsa Lila është një figurë shumë e njohur për publikun shqiptar.

Ajo debutoi për herë të parë në festivalin më të madh të këngës italiane, Sanremo, në vitin 2003, ndërkohë që mori pjesë përsëri në Festivalin e Sanremos 2007.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat