Rina Balaj reagon e revoltuar pas vrasjes së anëtarit të “Migos”

Mediale Vip

Rina Balaj reagon e revoltuar pas vrasjes së anëtarit të “Migos”

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 21:17
Rina Balaj

Takeoff, anëtari i grupit rap “Migos”, u qëllua për vdekje në Houston.

Reperi 28-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Kirshnik Khari Ball, ishte në Teksas së bashku me dajën e tij dhe reperin Quavo për Halloween.

Policia u thirr për të shtënat në një rrugicë rreth orës 2:40 të mëngjesit të së martës, sipas KPRC-së, (radio) degë e NBC-së në Houston.

Në lidhje me vdekjen tragjike të reperit, ka reaguar edhe artistja Rina Balaj.

“A nuk është e çuditshme që artistët vdesin dhe më pas publikojnë një album? Po flas kot, apo është e gjitha e planifikuar nga kompanitë e tyre të liga? U prehsh në paqe”- shkruan ajo në një postim në profilin e saj në rrjetin social Instagram.

Reperët dyshohet se po luanin me zare me një grup njerëzish të tjerë kur shpërtheu një përleshje dhe dikush hapi zjarr, duke qëlluar në Takeoff. Bëhet me dije se Quavo nuk ishte lënduar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat