Mjekët i dhanë diagnozë të gabuar, aktorja e njohur zbulon se ka tumor

Mediale Vip

Mjekët i dhanë diagnozë të gabuar, aktorja e njohur zbulon se ka tumor

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 06:55
Sharon Stone

Sharon Stone ka folur së fundmi për problemet shëndetësore me të cilat po përballet. Aktorja e njohur zbuloi se ajo ishte diagnostikuar gabim nga mjekët dhe në fakt, kishte një tumor që duhej hequr. “Sapo zbulova se kisha një tjetër diagnozë të gabuar dhe një procedurë të gabuar.“, tha aktorja.

Më tej, ajo shpjegoi se pas një ndërhyrjeje që kreu, dhimbjet nuk po qetësoheshin. Për këtë arsye, kreu një konsultë të dytë, ku dhe mori vesh se kishte një tumor fibroid që duhet hequr. “Gratë në veçanti: mos jini të pasigurta, merrni një mendim të dytë. Kjo mund t’ju shpëtojë jetën.”, shtoi ajo.

Kjo nuk është hera e parë që fituesja i “Golden Globe” ka kaluar probleme shëndetësore. Vitin e kaluar, ajo zbuloi në kujtimet e saj “The Beauty of Living Twice” se në vitin 2001 mjekëve iu desh të hiqnin tumoret beninje nga trupi i saj që ishin “gjigantë, më të mëdhenj se vetëm gjoksi i saj”.

Në autobiografinë e saj, e cila u publikua marsin e kaluar, Stone shkroi gjithashtu për goditjen në tru dhe hemorragjinë cerebrale që përjetoi në vitin 2001, në moshën 43-vjeçare. Duke folur për këtë, aktorja theksoi se ajo ishte shtrirë në një shtrat spitali kur një doktor i tha se ishte afër vdekjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat