‘Çfarë ndodhi me mua?!’, regjisorja e njohur shqiptare zbulon si ia rrëmbeu zemrën bashkëshorti

Mediale Vip

‘Çfarë ndodhi me mua?!’, regjisorja e njohur shqiptare zbulon si ia rrëmbeu zemrën bashkëshorti

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 21:03
Rozi Kostani

Aktorja dhe regjisorja shumë e dashur për publikun shqiptar Rozi Kostani ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku ka ndarë me publikun dy historitë më të vështira të jetës së saj dhe tre historitë më të lumtura të saj.

Përveç lindjeve të dy fëmijëve të saj, Rozi Kostani ka cilësuar si një nga momentet më të bukura dhe emocionuese të jetës së saj njohjen me bashkëshortin, i cili ja kishte rrëmbyer zemrën menjëherë me fjalët  “o Zot si je, si shpirt”, fjalë që siç shprehet regjisorja i kishte dëgjuar edhe më parë, por këtë herë emocionet që ndjeu ishin shumë të forta.

Rudina Magjistari: Cila është ngjarja e tretë, jam kurioze të di?

Rozi Kostani: Jetën e kamë të mirë, absolutisht që e kam të bukur, kam ngjarje shumë të bukura në jetë, por do rri brenda familjes. Do rri brenda familjes, se nëse unë përmenda këto dy lindje rezultati  i këtyre dy lindjeve është im shoq. Me atë kam shumë kujtime të bukura. Fillesa është se unë kam rënë në dashuri me shikim të parë, pra kemi rënë menjëherë. Unë jam natyrë e tillë që unë dua “klik”, nëse nuk bën klik, logjika është stërholluese, bën dëme pastaj me kalimin e kohës. Unë s’kam për ta harruar kurrë emocionin që kam ndier kur ai më ka parë për herë të parë më ka tërhequr vetëm me një fjalë: “o zot si je, si shpirt”. Nuk është se nuk e kisha dëgjuar më  parë këtë.

Rudina Magjistari: Ky ishte takimi i parë me të?

Rozi Kostani: Po. Nuk e di çfarë elektrizimi dhe kam kthyer kokën, e kam parë dhe ishte vërtet si nëpër filma, thashë o Zot çfarë ndodhi me mua ?! Mos e tradhtova veten, Mos reflektova?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat