“Për fat të keq nuk e kam veshur fustanin e nusërisë”/ Flet Erla Mëhilli për ëndrrën e saj

Mediale Vip

“Për fat të keq nuk e kam veshur fustanin e nusërisë”/ Flet Erla Mëhilli për ëndrrën e saj

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 23:57
Erla Mëhilli

Në programin e pasdites  ishte e ftuar Erla Mëhilli na tregoi se pas këngës “November Rain” fshihej pikërisht ëndrra e saj për fustanin e bardhë.

“Për fat të keq nuk e kam veshur fustanin e nusërisë, ishte mendimi i të dyve me Keltin që të mos bënim dasmë. Në ato vite do të na ishte dashur një dasmë shumë e madhe me shumë njerëz.

Bëmë vetëm një festë paksa më të zgjeruar për 1 vjetorin e djalit, e cila u duk si një gjysmë feste për ne të dy meqë s’kemi bërë dasmë. Por në ëndrra e mia kur shihja këtë videoklipin e imagjinoja veten të veshur si Stefania tek ky videoklip,  shtoi ndër të tjera se në këtë moment nuk shqetësohet për asgjë përveçse për të ardhmen e fëmijëve të saj.

Ndërkohë që një këngë tjetër, tek kënga “T’appartengo”, e cila e çoi në fëmijëri ku ajo imitonte Ambra Angiolinit.“Kur isha në 8 vjeçare kam qenë imitatorja parekselencë e Ambra Angiolinit. Ime motër që jetonte në Itali, më sillte kasetat e Ambrës, veshjet, ai fundi i kuq me pala, kambalet, këmisha bardhë me jelekun. Dhe sa herë bënin festa unë dilja para shkollës dhe imitoja Ambrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat