Një nga performancat më të mira, Megi dhe Jurgeni shkëlqejnë me Passodople

Mediale Vip

Një nga performancat më të mira, Megi dhe Jurgeni shkëlqejnë me Passodople

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 06:48
Megi Pojani

Me një performancë Megi dhe Jurgeni rrëmbyen pikët më të larta deri më tani nga konkurrentët në këtë mbrëmje të DWTS.

Performanca Passodoble e tyre u vlerësua shumë nga juria, të cilët e konsideruan si më të mirën e tyre.

Valbona: Figura jote ishte e mbushur me personalitet ishte perfekt, një nga performancat më të mira.

Dalina: Do ishte krim nëse nuk do interpretoje tek kjo kënga. Kishe pak probleme nga mesi performancës, por ishe shumë mirë.

Mandi: Ishte perfekt shumë e bukur. Vetëm një vrejtje vetëm tek shtrirja e këmbëve por pjesa tjeter perfekt. I imponohesh kamerave.

Ata morën 33 pikë, një nga shifrat më të larta deri më tani.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me tre konkurrentë më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj, këngëtari Alban Nimani dhe këmgëtarja Irini Qirjako janë eliminuar nga spektakli gjatë tre javëve të kaluara. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat