Pas përballjes së fortë me Salsanon, lë garën e DWTS Elona Duro!

Mediale Vip

Pas përballjes së fortë me Salsanon, lë garën e DWTS Elona Duro!

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 06:49
Elona Duro

Pas përballjes së fortë me Salsanon në Dance of, Elona Duro la garën sonte në Dancing With The Stars.

Në votim unanim, juria vendosi të shpëtojë Salsanon nga kërcimi që bënë dy çiftet në fund.

“Salsano të surprizon, Elona ka sjellë dritë të jashtëzakonshme. Shpëtoj Salsanon”- tha Valbona Selimllari.

“Performamca e Salsanpsj ishte më e mirë se ajo që bëri në fillim”-tha Armand Peza.

“Sot Salsano kaloi se ishte korrekt i sakt dhe interpretimi  ishte shumë mirë. Ndaj, shpëtoj Salsanon”– tha Dalina Buzi.

“Më erdhi shumë keq sjellja e konkurrentëve nuk i kutova të qeshurat “Të ikë Elona”. Nuk ishte etike”-shtoi Kledi Kadiu.

Në fund, Elona e cilësoi si më të bukurën në jetë eksperiencën në Dancing with the Stars.

“Eksperienca më e bukur jetë. Keep going, faleminderit të gjithëve”– tha Elona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat