David Beckham vihet në kërkim nga policia? Ja fotoja që trazoi rrjetin

Mediale Vip

David Beckham vihet në kërkim nga policia? Ja fotoja që trazoi rrjetin

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 11:13
David Beckham

Një person i ngjashëm me David Beckham po kërkohet nga policia pasi ka vjedhur një dyqan me materiale ndërtimore.

Policia e Hertfordshire postoi në Twitter një imazh të burrit që dyshohet se ka marrë sende nga një dyqan në Bishop’s Stortford, Hertfordshire, më 21 tetor.

"A e njihni këtë njeri? A mund të na ndihmoni me kërkesat tona pas një vjedhjeje nga dyqani i materialeve ndërtimore në #BishopsStortford? Të premten e 21 tetorit u vodhën materiale ndërtimi nga dyqani.

Image
Hajduti

“Nëse keni ndonjë informacion, ju lutemi dërgoni email”.

Një përdorues i Twitter-it iu përgjigj postimit duke thënë: ‘Patjetër është David Beckham’. Ngjashmëria mes hajdutit dhe Beckham-in shkakoi batuta nga ndjekësit në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat