Pak muaj pasi bënë publike lidhjen e tyre aktorja e njohur merr hapin e rëndësishëm

Mediale Vip

Pak muaj pasi bënë publike lidhjen e tyre aktorja e njohur merr hapin e rëndësishëm

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 18:54
Rebel Wilson

Aktorja australiane, Rebel Wilson thuhet se është fejuar me partneren e saj, Ramona Agruma pas shtatë muajsh lidhje.

Sipas Page Six, propozimi ka ndodhur disa javë më parë dhe ata kanë shkëmbyer unazat e diamantit në festën e Casamigos Halloween të George Clooney të premten më 28 tetor.

“Ata u tregonin të gjithëve se sa të emocionuara ishin për fejesën”, pohoi një burim. Aktorja e “Pitch Perfect” konfirmoi romancën e saj me Ramonën në fillim të këtij viti pas ndarjes nga Jacob Busch në 2021.

Ato  filluan të takoheshin pak para pandemisë dhe bënë debutimin në tapetin e kuq në Monako. Në qershor, Rebel pranoi hapur preferencat e saj seksuale teksa publikoi një foto të saj me Ramonan.”Mendova se po kërkoja një Princ Disney… por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një Princeshë Disney.”, shkroi asokohë aktorja duke bërë shumë bujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat