"Mafiozët shqiptarë ta grisin pasaportën", këngëtarja e njohur tregon si e “kërcënoi” balerinin

Mediale Vip

"Mafiozët shqiptarë ta grisin pasaportën", këngëtarja e njohur tregon si e “kërcënoi” balerinin

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 21:45
Adelina Tahiri

Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri e ftuar në emisionin “Why not” në RTV Ora, tregoi mbi eksperiencën e saj në spektaklin e kërcimit Dance Albania. Një vështirësi që ajo ka hasur tek partneri italian është veҫ gjuhës, edhe qëndrimi i tij në Shqipëri.

Adelina Tahiri: E vështirë të them të drejtën. Vështirësitë fillojnë nga gjuha. Pastaj balerini im është shumë i zënë me punë dhe është vetëm 4 ditë të javës në Shqipëri dhe ne bëjmë provat vetëm të premte, të shtunë, të dielë.

Të hënën është spektakli. Të dielën janë provat gjenerale. Kështu që unë kam shumë pak kohë në krahasim me të tjerët për ushtrime.

Roza Lati: Po pse nuk bëni ndonjë tip marrëveshje që të vijë të enjten në Shqipëri?

Adelina Tahiri: Unë i thashë, tani, ti i njeh mafiozët shqiptarë?! I thashë ta gris pasaportën. (Studio shpërthen në të qeshura).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat