Vdes në moshën 34-vjeçare reperi dhe aktori i njohur amerikan, Aaron Carter

Mediale Vip

Vdes në moshën 34-vjeçare reperi dhe aktori i njohur amerikan, Aaron Carter

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 23:45
Aaron Carter

Aaron Carter, 34 vjeç, vëllai i ikonës së famshme të pop-it dhe këngëtarit të Backstreet Boys, Nick Carter, është gjetur i vdekur në vaskën e tij në shtëpinë e tij në Lancaster California.

Forcat e rendit thanë se ata morën një telefonatë 911 në orën 11 të mëngjesit të së shtunës duke thënë se “një mashkull ishte mbytur në vaskë”.

Detektivët e vrasjeve janë dërguar në vendngjarje, por për momentin nuk ka asnjë informacion apo dëshmi për paninë e gjërave të paligjshme.

Shërbimet e urgjencës janë parë jashtë shtëpisë së Carter’s Lancaster e cila është rrethuar me shirit policor.

Carter u bë i famshëm si një yll fëmijësh, fillimisht si këngëtar dhe më vonë si aktor në shfaqjet filmike dhe televizive si ‘Lizzie McGuire’ dhe ‘7th Heaven’.

Carter fitoi famë në vitet ’90 duke publikuar katër albume, duke nisur me albumin e tij debutues të vetëtitulluar në vitin 1997, kur ai ishte vetëm nëntë vjeç.

34-vjeçari luftoi dukshëm me varësinë për shumë vite, duke u përballur me probleme ligjore dhe duke hyrë në rehabilitim ndërsa vazhdoi karrierën e tij muzikore, sipas E!.

Ai gjithashtu u grind publikisht me shumë njerëz, duke përfshirë vëllain e tij Nick, të cilin ai e akuzoi se po përpiqej ta fuste atë nën një kujdestari, të ngjashme me atë të Brittney Spears nga babai i saj.

Në vitin 2019, ai zbuloi në ‘The Doctors’ se ishte diagnostikuar me ‘çrregullim të shumëfishtë të personalitetit, skizofreni, ankth akut dhe depresion maniak’, sipas CNN.

Ai ka lënë pas djalin e tij Prince.

Nëna dhe e dashura e Princes, Melanie Martin, pubkikuan imazhe në TikTok duke qarë vetëm pak minuta pas njoftimit.

Martin mund të shihet duke vozitur duke qarë në kamerën e cila është duke filmuar videon e shkurtër.

Videoja u publikua në Instagram vetëm një ditë para njoftimit tronditës.

Carter ka dy motra, njëra prej të cilave është binjake e tij, Angel dhe Leslie, e cila u nda nga jeta në vitin 2012 në moshën 25-vjeçare nga një mbidozë droge.

Vëllai i Carter, Nick dhe shokët e tij të grupit të Backstreet Boys nuk kanë bërë ende komente. Grupi është planifikuar të interpretojë në sallën “The O2 Arena” të Londrës të dielën në mbrëmje, si pjesë e turneut të tyre evropian, si dhe një paraqitje të planifikuar më parë në QVC për të promovuar albumin e ri të grupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat