Është ndarë nga Ben Affleck? Jennifer Lopez u jep fund thashethemeve!

Mediale Vip

Është ndarë nga Ben Affleck? Jennifer Lopez u jep fund thashethemeve!

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 08:28
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan pak muaj më parë dhe rrjeti shpërtheu.

Pak ditë më parë qarkulluan disa thashetheme se dyshja mund të jenë ndarë. Shkak për këto dyshime u bë një fotografi e aktorit pa unazën e martesës.

Jennifer ka thyer heshtjen me një postim duke hedhur poshtë thashethemet.

Përmes një postimi ajo ka festuar përvjetorin e një albumi veçanërisht të veçantë. Rreth 20 vite më parë ajo nxorri në treg albumin e saj hit “This Is Me”, i cili ishte jo vetëm i rëndësishëm për karrierën e saj, por dhe për jetën private. Në po të njejtin vit ajo bëri publike lidhjen me Affleck.

‘Është çmenduri të shoh veten duke folur për t’u treguar fëmijëve të mi këtë album 20 vjet nga atëherë, dhe ja ku jemi! Kaq shumë ka ndryshuar…kam ndryshuar…por disa gjëra kanë mbetur të njëjta. Jeta është një rrugë poetikisht e bukur dhe ndonjëherë e thyer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat