Pas sherrit në Shkodër reagon për herë të parë Albano Bogdo

Mediale Vip

Pas sherrit në Shkodër reagon për herë të parë Albano Bogdo

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 08:30
Albano Bogdo

Bëri bujë të madhe në media lajmi se aktori i humorit Albano Bogdo ishte dhunuar fizikisht nga disa qytetarë shkodran disa kohë më parë.

Kjo ngjarje u raportua se kishte ndodhur teksa aktori i humorit ka qenë i ftuar në qytetin e Shkodrës për një ‘stand-up comedy’.

Në atë kohë ishte një qytetar që e denoncoi rastin në media duke u shprehur se Bogdo kishte bërë disa batuta ofenduese për Rozafën. Albano Bogdo është prononcuar për herë të parë në lidhje me këtë ngjarje, teksa ka qenë i ftuar në “Glamour Zone”. Aktori u shpreh se atë nuk e ka goditur askush, pasi në të kundërt nuk do të kishte ndenjur pa bërë asgjë.

“Nuk ndodhi asgjë, nuk bëra asnjë batutë për Rozafën. Kam bërë batuta dhe ata qeshën me lot. Aty ka qenë dhe një televizion lokal në Shkodër që filmoi të gjithë stand-up. Nuk e kuptoj ku më paskan rrahur.

Por të siguroj Ester, që nëse do më rrihte njeri do ta dije, sepse unë nuk rri pa bërë asgjë nëse një njeri tenton të më godas”, tha Bogdo.

Kujtojmë që aktualisht Albano Bogdo është i angazhuar në programin e përjavshëm të humorit “Klanifornia”. Ai  dallohet për spontanitetin e tij dhe batutat e lindura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat