Nga pjesëmarrja në “BBVIP” dhe deri tek marrëdhëniet me Dj PM, rrëfehen si asnjëherë Sarah Berisha dhe motra e saj

Mediale Vip

Nga pjesëmarrja në “BBVIP” dhe deri tek marrëdhëniet me Dj PM, rrëfehen si asnjëherë Sarah Berisha dhe motra e saj

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 10:38
Sarah Berisha dhe motra e saj

Blogerja e njohur, Sarah Berisha dhe motra e saj Ditea ishin të ftuara së fundmi në emisionin ‘Mirage’.  Dy vajzat kanë folur rreth “Big Brother VIP” dhe Dj PM.

Ditea tregoi si ka reaguar kur ka marrë vesh se motrës së saj i kishte ardhur ftesa për të hyrë në Big Brother Vip. Ajo thotë se partnerin e motrës, Dj Pm e konsideron përveç të tjerash edhe si një shok të mirë të cilit i kërkon shpesh herë edhe këshilla.

Nga ana tjetër Sarah tregon se për momentin ajo dhe partneri i saj nuk kanë planë për fejesë pasi po shijojnë këtë stad të raportit të tyre pa nisur ende të bëjnë plane për të ardhmen. Ajo ka folur edhe për raportet me familjen e tij.

Pjesë nga intervista:

A je mësuar me Prishtinën?

Sarah: Le të themi që kulturën pothuajse e kemi të njëjtë, jam ambientuar disi. Më mungon ajo pjesa që nuk kam shoqëri shumë, kam vetëm shoqërinë e Pm-it që janë vetëm djem. Por më mjafton edhe vetëm shoqëria e Pm-it.

Çfarë i ke thënë Sarës kur more vesh që i ka ardhur fetsa për “BBV”?

Ditea: Gjëja e parë që i kam thënë është “po, mos e diskuto fare, do futesh.” Prindërit nuk ishin dakord, sidomos babi, por bëmë një mbledhje familjare dhe unë iu thashë që Sara e di vetë se çfarë të bëjë edhe që do futet. Ne nuk e dinim që Sara do të gjente dashurinë e jetës në “BBV”.

Cila ishin pritshmëritë e tua pasi ke dalë nda “BBV”?

Sarah: Jam zhgënjyer për mirë kur kam dalë, sepse nuk e prisja gjithë këtë suport kaq të madh nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Jam surprizuar shumë dhe jam shumë e lumtur që njerëzit më kanë njohur për Sarën që jam

A do të jesh pjesë e “BBVIP2”?

Ditea: Të them të drejtën nuk kam marrë asnjë ftesë, unë nuk e di nëse do më vijë. Edhe nëse do më vijë Unë i kam premtuar mamit, më ka detyruar që t’i premtoj që nuk do futem, por nuk e di sa do e mbaj fjalën.

Për çfarë je bërë pishman në epksperiencën në “BBVIP”?

Sarah: Mund të isha treguar pak më aktive te pjesa e debateve. Duhet të kisha qenë pak më e sigurt te pjesa e Pm dhe ta kisha shijuar pak më shumë

A mendon se do kishe kaq shumë impakt nëse nuk do ishe me Pm?

Sarah: Se di. Mendoj që aq shumë impakt nuk do ishte. Hyrja e Pm-it e ka ndryshuar humorin tim dhe sjelljen time brenda “BBV”

A keni plane për fejesë?

Sarah: Jo për mua është shumë shpejt. Dua ta shijojmë këtë lidhjen tamam ne nuk kemi bërë as një vit lidhje akoma

Si është marrëdhënia jote me Dj Pm?

Ditea: Raporti im me Pm është shumë i mirë. E kam shumë shok dhe më pëlqen shumë kur vjen në Tiranë, kalojmë kohë, i kërkoj ndonjëherë këshilla

Si është marrëdhënia jote me familjen e Dj Pm?

Sarah: Raporti është shumë i mirë, i kam takuar dhe gëzojmë një respekt shumë të mirë për njëri-tjetrin. Ata gëzojnë një respekt shumë të madh për mua ashtu si unë për ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat