Alfio dhe Fatma i dhanë fund lidhjes, si përfundoi historia e tyre e dashurisë! Dyshohet se kuzhinieri e kishte tradhtuar moderatoren prej disa muajsh

Mediale Vip

Alfio dhe Fatma i dhanë fund lidhjes, si përfundoi historia e tyre e dashurisë! Dyshohet se kuzhinieri e kishte tradhtuar moderatoren prej disa muajsh

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 15:00
Alfo dhe Fatma

Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. 

Mësohet se ata janë ndarë prej disa muajsh si pasojë e tradhtisë së kuzhinierit ndaj moderatores.

Në janar të 2020, çifti u bënë prindër të një djali, të cilin e quajtën Noah. Prindërit e Noah u njohën në ambientet e televizionit ku punonin të dy. Duke qenë çdo ditë në të njëjtat ambiente, ata kalonin shumë kohë bashkë.

“Lexonim lajmet, thashethemet bashkë, ndoshta ndihmuan që të ishim bashkë”, tregonte çifti asokohe. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Fatma festoi ditëlindjen e saj të 28.

Ajo zgjodhi që këtë ditëlindje ta kalojë jashtë vendit, në Zvicër, dhe sigurisht në sy ra mungesa e Alfios.

Shpeshherë, çifti postonte në rrjetet sociale foto nga më të ëmblat së bashku, të cilat merrnin komplimente të shumta nga ndjekësit. Deri më tani ata nuk kanë fshirë asnjë postim dhe vazhdojnë të ndiqen ende në “Instagram”.

Nuk dihet ende saktësisht nëse çifti i kanë dhënë fund përfundimisht lidhjes apo thjesht po kalojnë një krizë në marrëdhënie. Por duket se dy personazhet kanë zgjedhur të mos reagojnë, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se gjithçka ka përfunduar për ta.

Kuzhinieri i njohur ka zgjedhur të publikojë një foto të të birit, me një premtim që në dukje ngjason sikur është një mënyrë për të konfirmuar ndarjen nga partnerja.

“Si babai yt të premtoj se do të jem gjithmonë në një nga tri vendet, para teje për të brohoritur, pas teje për të ruajtur shpinën, ose pranë teje për të mos qenë vetëm”, shkruan Alfio në postimin e tij.

Nga ana tjetër, Fatma ka zgjedhur të heshtë deri më tani, duke u fokusuar tek angazhimet e saj, por edhe tek roli si mama i Noah të vogël. Nga ajo që kemi mundur të mësojmë, moderatorja ka marrë vesh tradhtinë e partnerit të saj, që ka zgjatur disa muaj dhe ka vendosur të largohet nga shtëpia, duke mos e falur.

Që prej asaj dite, gjithçka duket e ngrirë mes të dyve, që vijojnë të ndajnë së bashku vetëm angazhimet si prindër, duke i dhënë fund lidhjes së gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat