Mikesha që i dhuroi veshkën e bën unfollow Selenën pas këtij komenti të këngëtares

Mediale Vip

Mikesha që i dhuroi veshkën e bën unfollow Selenën pas këtij komenti të këngëtares

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 17:10
Gomez dhe Raisa

Në një intervistë të fundit për Rolling Stone, Selena Gomez u shpreh se Taylor Swift është "mikesha e saj e vetme në industri". Mirëpo, komenti nuk i ka pëlqyer aspak mikeshës së saj Francia Raisa, e cila i ka dhuruar veshkën këngëtares në vitin 2017.

Citimi u nda nga E! News në Instagram, ku aktorja 34-vjeçare Raisa komentoi duke thënë: “Interesante!”

Më vonë ajo e bëri unfollow Selena Gomez-in në Instagram.

Fansat nxituan ta mbrojnë Selenën pas komentit, duke theksuar se këngëtarja po fliste qartë për miqtë e saj në "industrinë e muzikës".

Gomez dhe Raisa u bënë kryefjalë e mediave në vitin 2017 pasi kjo e fundit i dhuroi veshkën këngëtares. Dyshja janë mikesha që nga viti 2007 dhe kur Gomez zbuloi se vuante nga Lupusi, një gjendje kronike autoimmune, dhe kishte nevojë dëshpërimisht për një veshkë për të shpëtuar jetën, Francia u tregua e gatshme për t’i dhuruar veshkën e saj.

Dy vjet më vonë, megjithatë, raportet sugjeruan se Gomez dhe Raisa nuk ishin më mikesha, pasi Francia dyshohej se ishte lënduar nga zgjedhjet e stilit të jetesës që po bënte Selena. Një burim i brendshëm i tha gazetës se Gomez kishte pirë alkool dhe kishte festuar pas transplantit që i shpëtoi jetën - diçka që Raisa nuk e vlerësoi.

"Po, ajo pi herë pas here. Nuk ndodh çdo ditë dhe nuk përdor drogë. Ajo po e shijon jetën e saj dhe po e jeton ashtu siç dëshiron ta jetojë", pohoi një burim, duke shtuar se këngëtarja ishte e lodhur nga “ndjesia e të qenit borxhlie” ndaj shoqes së saj.

Megjithatë, vetë Gomez u dha fund thashethemeve për mosmarrëveshje mes tyre, pasi postoi një dedikim për ditëlindjen e Francia-s në korrik 2020.

"Gëzuar ditëlindjen për një qenie njerëzore të pabesueshme që e kam njohur që kur isha 14 vjeç," shkroi Gomez në Stories. “Forca dhe pasioni për atë që do dhe atë që bën më ka frymëzuar gjithmonë. Të dua gjithmonë.”

Në mars 2021, Gomez dhe Raisa postuan një video të TikTok ku theksuan edhe njëherë se janë mikesha të ngushta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat