Dojna Mema, në “top form” 2 muaj pas lindjes

Mediale Vip

Dojna Mema, në “top form” 2 muaj pas lindjes

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 20:57
Dojna Mema

Vetëm gati 2 muaj më parë, u bë nënë për herë të parë. Që nga ajo ditë, Dojna Mema i është dedikuar totalisht mëmësisë, ku shpesh ndan në rrjete sociale copëza nga jeta e re, tashmë me vogëlushin Nolan Sol.

Por, duket se tashmë ajo i është rikthyer ekranit dhe eventeve. Moderatorja dhe partneri i saj, Vlashenti, kanë qenë të ftuarit e Arbanës dhe Eduartit, për të ndjekur premierën e filmit “Sofia”. Ajo që na ra në sy është eleganca e Dojnës, vetëm pak javë pas lindjes. E veshur me fustan të shkurtër dhe gjithnjë plot sharm, ajo ka treguar se është rikthyer në top formë.

Moderatorja Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata mirëpritën në jetë më 20 gusht fëmijën e tyre të parë. Çifti u bë prindër të një djali, të cilit ia vendosën emrin Nolan Sol Sata. Ashtu si gjatë shtatzënisë, edhe tani që është bërë nënë, Dojna është mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë momentet më të ëmbla me të birin. Ajo ka realizuar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, duke u dhënë atyre mundësinë ta pyesin rreth kurioziteteve të ndryshme. Mes të tjerash, dikush e ka pyetur moderatoren për emrin e djalit të saj.

Ajo tregon se ky emër është i mirëmenduar, sepse donin diçka që tingëllon bukur si në Shqipëri, si në Francë, pasi ai ka dy nënshtetësi. “Ne duhet të gjenim një emër që të tingëllonte edhe në Shqipëri edhe në Francë, sepse Nolan Sol ka të dyja kombësitë. Kur mendonim emra shqiptarë nuk shqiptoheshin në Francë, kur mendonim emra të bukur francez, nuk shqiptoheshin këtu.

Ne kishim menduar emër komplet tjetër që në muajin e tretë të shtatzënisë, që nuk ia vumë, sepse 24 orë para na thanë që është një emër që mund të ketë konotacion negativ në Francë. Emrin s’do ta them, sepse sot e kësaj dite e kam pikë të dobët”, tregoi Dojna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat