Loreta Kaçka – Lori: Jam tradhtuar, por edhe kam falur

Mediale Vip

Loreta Kaçka – Lori: Jam tradhtuar, por edhe kam falur

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 08:43
Loreta Kaçka – Lori

Këngëtarja e njohur shqiptare, Loreta Kaçka – Lori, prej vitesh është një emër shumë i dashur për publikun.

Ajo shumë pak ka qenë e komentuar në jetën private dhe deri më tani nuk është përfolur për ndonjë lidhje dashurie.

E njëjta së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Shija e Anës”, ndërsa gjatë bisedës është pyetur nëse e kanë tradhtuar ndonjëherë.

Autorja e këngës “Për ty jetoj” është përgjigjur se është tradhtuar, por edhe ka falur.

Kush s’është tradhtuar, po patjetër. Por, unë jam tip që i marr gjërat shumë shtruar dhe mendoj që njerëzit gabojnë dhe patjetër që duhet të falen”, u shpreh ajo.

E kam pak problem tek puna e faljes, se jo gjithmonë fal. Por, kam falur, ka shumë raste që fal dhe nuk pendohem për gjërat që bëj”, vazhdoi më tej artistja.

Lori viteve të fundit është angazhuar në masë të madhe me mbrëmje e ahengje muzikore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat