Kjo foto e Klaudia Pepës sapo na tregoi se ç'mund të na shkaktojë stresi në lëkurë

Mediale Vip

Kjo foto e Klaudia Pepës sapo na tregoi se ç'mund të na shkaktojë stresi në lëkurë

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 17:31
Balerina Klaudia Pepa

Balerina Klaudia Pepa ka ndarë me ndjekësit sot një problem të cilin ajo po e jeton aktualisht. Ndryshe nga postimet e bukura dhe të kuruara që jemi mësuar të shohim gjithomë në  “Instagram” krejt papritur balerina postoi një foto ku fytyra e saj shihej e mbushur me akne.

Klaudia thotë se kjo vjen si pasojë e një periudhe mjaft të ngarkuara dhe me stres. Gjithashtu balerina ka bërë me dije se i duhet të marrë edhe një kohë pushimi për të shëruar gjurin, prandaj nuk do të stërvitet dhe kërcejë për disa muaj.

Postimi i Klaudia Pepës:

Jam pak e trishtuar

Të zgjohem dhe ta shoh veten kështu nuk më bën të ndihem e sigurt.

Ndoshta ky shpërthim vjen nga një periudhë e vështirë dhe stresuese. Më duhet të ndalem për pak kohë që të shëroj gjurin.

Nuk mund të kërcej dhe të stërvitem për disa muaj.

Në këtë periudhë jam në një program televiziv dhe fatkeqësisht më duhet të paraqitem para kamerës e pasigurt dhe e frikësuar.

Ndoshta shumë punë, udhëtimet… ushqimi.

Doja ta ndaja edhe këtë moment me ju… që nuk është aq i bukur sa të gjitha postimet e mia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat