Anxhela Peristeri rikthehet në “Kënga Magjike 2022” me projektin “Kalimtar”

Mediale Vip

Anxhela Peristeri rikthehet në “Kënga Magjike 2022” me projektin “Kalimtar”

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 18:20
Anxhela Peristeri

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri, ka konfirmuar pjesëmarrjen në “Kënga Magjike 2022”.

Ajo është rikthyer sivjet në kompeticionin e famshëm muzikor me projektin e quajtur “Kalimtar”, ku siç ka theksuar është një histori e përjetuar, një mashkull në jetën e femrës që është kalimtar.

Teksti është shkruar nga vet artistja, kurse për muzikën u përkujdes Kledi Bahiti.

Tashmë ky projekt është i disponueshëm në të gjitha platformat muzikore.

Ajo ka qenë pjesëmarrëse e festivalit ndër vitesh, ndërkohë që në 2017 në edicionin e 19-të është shpallur fituese me këngën “E çmendur”.

Asokohe, në vendin e dytë u rendit Elhaida Dani e në vend të tretë Filloreta Raçi-Fifi.

Edicioni i 23-të i “Kënga Magjike” do të mbahet gjatë këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat