Klodiana Shala tregon momentin i cili e frikësoi gjatë fëmijërisë së saj: I kam shumë neveri

Mediale Vip

Klodiana Shala tregon momentin i cili e frikësoi gjatë fëmijërisë së saj: I kam shumë neveri

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 23:24
Klodiana Shala

Klodiana Shala ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”.

Ajo ka zbuluar për të gjithë shqiptarët fobinë e saj më të madhe, që në fakt janë minjtë.

Jo vetëm kaq por Klodiana tregoi një histori kur ka qenë e vogël dhe kur ka jetuar në shtëpi private, ajo tha se një episod i ‘frikshëm’ i ka ndodhur me miun në banesë e tashmë ndjen shumë neveri.  “Unë kam pasur  një histori kur kam qenë e vogël në shtëpi private, njëherë në jetën tonë mbaj mend dhe mua ajo njëherë mua më ka ngelur dhe miun e kam tmerr.

Babi i shkretë hipën në mes të tavolinës dhe unë do kem qenë 4-5 vjeçe, vëllai 7 vjeç dhe babi që bërtiste “kape, kape miun, zëre”. Unë që atëherë, babi e ka fajin me një fjalë, babi i shkreti duke pasur frikë dhe neve tani,  që ai miu  shkonte nëpër oborr dhe i pështirë.

Unë atëherë kam parë mi dhe tani që ka plot nëpër rrugë, nëpër pallate që unë kur kalon ndonjë mi poshtë pallatit, rri nja një orë bëj xhiro pastaj kaloj aty. Nuk e  di, e kam shumë neveri, frikë nuk besoj, por neveri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat