Aktorja e njohur mirëpret fëmijën e saj të parë nëpërmjet një nëne surrogate

Mediale Vip

Aktorja e njohur mirëpret fëmijën e saj të parë nëpërmjet një nëne surrogate

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 11:16
Rebel Wilson

Rebel Wilson ka mirëpritur fëmijën e saj të parë nëpërmjet një nëne surrogate.

Aktorja e njohur e ndau lajmin e veçantë me ndjekësit e saj nëpërmjet rrjeteve sociale.

Rebel publikoi në profilin e saj foton e parë të bebushit të porsalindur dhe krahas saj shkroi:

 “Shumë krenare të njoftoj lindjen e fëmijës tim të parë, Royce Lillian, i lindur javën e kaluar përmes një nëne surrogate. Unë as nuk mund ta përshkruaj dashurinë që kam për të, ajo është një mrekulli e bukur! Unë jam përgjithmonë mirënjohës për të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë, (ju e dini se kush jeni), ishin vite përgatitje … por veçanërisht falenderoj zëvendësuesen time të mrekullueshëm që e mbajti dhe e lindi me kaq hir dhe kujdes.

Image
Royce Lillian

Më tej Rebel vazhdoi: “Faleminderit që më ndihmove të krijoj familjen time, është një dhuratë e mrekullueshme. Dhurata më e mirë!! Unë jam gati t’i jap Roycie të vogël gjithë dashurinë që mund të imagjinohet. Po mësoj shpejt…shumë respekt për të gjitha nënat atje! KrenarE që jam në rrethin tuaj.”

Fansat dhe miqtë e aktores e  mbushën sektorin e komenteve me urimet nga më të shumtat për ardhjen në jetë të fëmijës së  saj të parë.

Kujtojmë se disa ditë më parë aktorja u përfol se është fejuar me partneren e saj, por menjëherë pas lajmit erdh idhe reagimi i artistes e cila nëpërmjet një postimi në Instagram i hodhi poshtë të gjitha aludimet.

Në maj, Rebel tregoi publikisht romancën e saj të re, duke thënë vetëm se ajo ishte “e lumtur në një lidhje”, më vonë ajo publikoi foton e parë me partneren e saj Ramonën ku krahas fotosh shkruante:

“Mendova se po kërkoja një Princ Disney… por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një Princeshë Disney  #loveislove”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat