“Nuk jam b*thë lëpirës”/ I tha se është viktimizuar, Flor Mumajesi ka dy fjalë për ‘Atë’

Mediale Vip

“Nuk jam b*thë lëpirës”/ I tha se është viktimizuar, Flor Mumajesi ka dy fjalë për ‘Atë’

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 15:41
Flor Mumajesi

Vendimi i Flor Mumajesit për të fshirë këngët e tij më të mira nga ‘YouTube’ shkaktoi shumë zhurmë në rrjetet sociale. Mirëpo në deklaratën e fundit të kantautorit u vu re një detaj tjetër.

Në videon e tij të gjatë,Flori i drejtohet dikujt duke e quajtur “Ajo”. Sipas saj këngëtari është viktimizuar me gjërat që ka kaluar. Sakaq ai thekson se nuk është një njeri servil apo b*thë lëpirës.

“Me sa duket ajo u influencua nga komentet, ka harruar që katër vitet e fundit kam kaluar një tmerr, një horror dhe prapë jam këtu, i viktimizuar sipas saj. Ka harruar që unë kam vdekur për së gjalli, më është drejtuar vdekja në një formë ose në një tjetër. Unë viktimizimet i urrej, sepse ky rol bëhet për të fituar diçka. Unë nuk jam servil, as b*thëlëpirës, s’jam as pa dinjitiet.

 Gjithë zinxhiri i ngjarjes ka ndodhur kështu, nuk jam nga ata njerëz që kanë mburojë emocionale. Me të gjithë ngjarjet që kanë ndodhur në jetën time, shumë pak pasi më ndodhi humbja e fundit, unë nisa të bëja muzikë për “Kënga Magjike.” Nuk kam punuar por jam strapacuar, e sfidova veten në pikën e fundit, duke qarë natën në gjumë, ditën punoja.

Kurrë nuk jam futur për trofe as për kupa, një epsiod që ndodhi aty ku u përmend pak fatkeqësia ime, s’doja të përmendet asgjë e imja. Trofetë dhe kupat i kam vlerësuar edhe pse nuk i mbaja dot në studio. Ia kam dhënë disa njerëzve të veçantë, të rëndësishëm. Rasti i fundit i “Plas” e kam lënë në institucionin e “Kënga Magjike”, s’e kam kupën unë. Më thuaj ti në vendin tim si do ndiheshe. Po shikoja që tallje tr*pin me kupat”– u shpreh Flori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat