Edhe Gigi Hadid braktis Twitter-in: Pus i urrejtjes dhe fanatizmit

Mediale Vip

Edhe Gigi Hadid braktis Twitter-in: Pus i urrejtjes dhe fanatizmit

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 18:30
Gigi Hadid

Supermodelja 27-vjeçare Gigi Hadid është larguar nga Twitter, duke akuzuar rrjetin social të udhëhequr nga Elon Musk se është “një pus i urrejtjes dhe fanatizmit”.

Vendimi i saj u mor gjithashtu si reagim ndaj shkarkimeve masive të Musk të premten e kaluar.

“Për një kohë të gjatë, por veçanërisht me udhëheqjen e tij të re, Twitter po bëhet gjithnjë e më shumë një pus i urrejtjes dhe fanatizmit dhe nuk është një vend ku dua të jem pjesë”, është shprehur Gigi.

Hadid u ka kërkuar falje fansave që e ndjekin në Twitter, duke komentuar se i pëlqen të ketë kontakte me ta, por për momentin nuk është një platformë e sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat