Poni feston ditëlindjen

Mediale Vip

Poni feston ditëlindjen

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 19:44
Poni

Kur bëhet fjala për këngëtarë të muzikës popullore në gëzime familjare e koncerte të ndryshme, emri i saj është një nga më lakuarit. Bëhet fjalë për Ponin, këngëtaren labe, e cila është një nga artistet më të preferuara e më të dëgjuara në vendin tonë.

Kjo e martë e tetë nëntorit është shumë e veçantë për të, pasi këngëtarja feston sot ditëlindjen e saj. Por a e dini se sa vjeçe mbush këngëtarja? Edhe pse ndoshta nuk do ta besoni, Poni nuk mbush as më pak e as më shumë, por plot 41 vjeçe. Urimet për të kanë qenë të shumta në këtë ditë, teksa këngëtarja ka zgjedhur t’i falënderojë përmes një postimi në rrjete sociale.

“Falenderoj zotin per cdo bekim, falenderoj familjen qe cdo dite me ndihmon te jem nje njeri me i mire. Falenderoj te gjithe ata njerez qe kane pasur nje ndikim pozitiv ne jeten time, qofte edhe me nje fjale, apo gjest te vogel miresie! Faleminderit nga zemra per urimet.

08/11 per emrin nuk u menduan gjate sepse Nentori eshte muaji historik i Shqiptareve, prandaj jam shume krenare për emrin qe mbaj mbi shpine. Shqiponje”– shkruan Poni në Instagramin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat