Mozzik bën thirrje për mbrojtje të kafshëve të egra: Janë pjesë e natyrës, mos i vrisni

Mediale Vip

Mozzik bën thirrje për mbrojtje të kafshëve të egra: Janë pjesë e natyrës, mos i vrisni

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 20:51
Mozzik

Reperi i njohur, Mozzik është tepër i ndjeshëm për ngjarje të caktuara, të cilat shqetësojnë qytetarët.

Së fundmi, ai ka publikuar në Facebook disa foto nga një rrugë me ushqime të hedhura për kafshët dhe bën thirrje që të gjithë të kujdesen për ta.

Mozzik thotë se nuk duhet t’i vrasim kafshët por thjesht t’i ushqejmë dhe të tregojmë kujdes për ta.

“Kurdo që ndonjë kafshë t’i bie rruga do ketë ushqim. Ata që duan natyrën nuk mund ta vrasin atë, por sa të kanë mundësi të ushqejnë kafshët e sidomos tani afër që është dimri. Kafshët e egra janë pjesë e natyrës ruani e mos i vritni. Respekt!”, ka shkruar reperi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat