Mozzik thumbon Loredanën në mes të koncertit

Mediale Vip

Mozzik thumbon Loredanën në mes të koncertit

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 21:40
Loredana dhe Mozzik

Loredana dhe Mozzik janë ndër artistët më të komentuar në mediat rozë në lidhje me raportin e tyre jashtë muzikës.

Dyshja kanë bërë bujë me lidhjen e tyre dhe pastaj me ndarjen, ku herë pas here nuk kanë munguar edhe “kunjat” mes tyre në rrjetet sociale.

Së fundmi, një video e cila ka qarkulluar në rrjetet sociale shihet Mozzik teksa është duke perfomuar në një koncert dhe thumbon direkt reperen.

Mozzik u shpreh se së pari i kishte dedikuar këngën “Madam” e më pas “Lakmitare”, por duke mos përmendur emrin e reperes.

“E bona madam, por pastaj pas ni kohe shumë të shkurt, ja bona edhe një këngë tjetër, ndegjoje”, thotë reperi teksa lëshohet kënga “Lakmitare”.

Kujtojmë që kënga “Madam” ishte dedikim për Loredanën, madje ajo ishte edhe pjesë e klipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat