Lirim Kastrati pajtohet me modelen kroate

Mediale Vip

Lirim Kastrati pajtohet me modelen kroate

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 07:06
Lirim Kastrati dhe Angjela Shimac

Futbollisti nga Kosova Lirim Kastrati është pajtuar me modelen kroate, Angjela Shimac, me të cilën ishte ndarë në verë. Kështu të paktën kanë shkruar mediat në Kroaci, që kanë përcjellë vazhdimisht lidhjen e Kastratit me Shimacin, figurën mediatike kroate.

“Po, jemi bashkë”, ka thënë Shimac për “story.hr” kur është pyetur nëse është sërish në lidhje me Kastratin.

Sulmuesi i krahut, Kastrati, tani po luan në Hungari.

Në fundjavë e shënoi golin e parë, ndërsa Shimac e ka uruar për golin. Kastrati e Shimac janë prindër të një vajze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat