Rrëqeth Ponja e Portokallisë: Më vranë mamanë dhe askush s’u ndëshkua!

Mediale Vip

Rrëqeth Ponja e Portokallisë: Më vranë mamanë dhe askush s’u ndëshkua!

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 13:08
Ervina Kotolloshi

Të gjithë e mbajnë mend Ponjën e Portokallisë, aktoren Ervina Kotolloshi, e cila u largua nga Shqipëria në kulmin e karrierës së saj.

Aktorja, e cila ka qëndurar larg mediave dhe ka vazhduar jetën e saj në Paris, së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin “Abc e mëngjesit”, ku dhe tregoi arsyen e largimit nga Shqipëria.

Ervina zbuloi për herë të parë se vendimi për t’u larguar erdhi kur humbi mamanë e saj pas një aksidenti tragjik që pësoi.

“Ishte një vendim që më është dashur kohë ta marr. E kam lënë për një ngjarje shumë personale në 2006. Nuk kam folur asnjëherë për këtë. Humba mamin në një aksident rrugor dhe personi që e aksidentoi nuk kishte patentë dhe kishte pirë alkool. Mamaja ka vuajtur dy muaj në spital para se të ndërronte jetë.

Në atë moment, kam kuptuar se ka pasur shumë institucione që në rastin tim, nuk kanë funksionuar siç duhet. Në radhë të parë ka qenë personi në fjalë që i ka dhënë makinës pa patentë dhe që nxitonte të kapte pjesën e dytë te ndeshjes sepse ishte Kampionati Botëror. E dyta, nuk ka funksionuar mjekësia.

A duhej shpëtuar mamaja pas këtij aksidenti? Në Kodin Rrugor thuhet se nuk duhet ta lëvizësh kur është pa ndjenja. A duhej operuar disa herë? Nuk e di. Por ajo që më ka lënduar më shumë është gjykatësi. Kur e pyeta pse u dënua kaq pak, mu përgjigj se ‘mamaja juaj s’ka vdekur nga aksidenti’. Ishte e tmerrshme sepse mami kishte shëndet të plotë deri në ditën e aksidentit., rrëfeu ajo, teksa më tej shtoi se personi që shkaktoi aksidentin nuk ka bërë burg dhe asaj tashmë i vjen keq që s’e ka mediatizuar ngjarjen pasi sipas saj institucionet nuk funksionuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat